Onana: Nuk kemi limite, jemi Interi

Futboll

Onana: Nuk kemi limite, jemi Interi

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:46
Onana

Nëse Interi ka mbërritur kaq larg në Ligën e Kampioneve në këtë sezon, duke prekur gjysmëfinalet, një meritë e madhe i shkon dhe portierit Andre Onana.

Për momentin është ai numri një, jo vetëm i Interit, por në Champions në këtë sezon.

As tre golat e pësuar të mërkurën në mbrëmje përballë Benfikës nuk e njollosin sezonin e tij në këtë kompeticion. Portieri i zikaltërve ka folur pas suksesit të arritur ndaj Benfikës, teksa ka vënë në dukje se Interi nuk duhet të kënaqet vetëm me arritjen mes katër më të mirëve në këtë edicion të Champions-it.

Janë vetëm tri takimet e mbetura për të arritur te lavdia dhe portieri Onana nuk dëshiron të tërhiqet.

“Me kokën lart dhe pa asnjë limit. Ne jemi Interi”, ka qenë mesazhi i tij të enjten, një ditë pas barazimit me Benfikën, që i siguroi një vend mes katër më të mirëve të Europës.

Duke qëndruar në temën e Ligës së Kampioneve, Onana ka nënvizuar se forca e vërtetë e Interit është grupi.

“Forca jonë është grupi. Kur luan me shokët më të mirë të mundshëm kurrë nuk mund të kesh frikë”, tha Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat