Zbulohen dy trajnerët që synon PSG nga kampionati italian

Futboll

Zbulohen dy trajnerët që synon PSG nga kampionati italian

Më: 21 prill 2023 Në ora: 19:51
Logo e pSG-së

PSG është afër fitimit të titullit kampion në Francë, sukses i pamjaftueshëm për të konfirmuar Christophe Galtier në stol.

E ardhmja e trajnerit është vendosur sipas shtypit francez, me drejtuesit e PSG-së që do ndahen me të në fundin e sezonit.

Dëshira e madhe quhet Zinedine Zidane, por presidenca e klubit kryeqytetas ka edhe dy preferenca të tjera. L’Equipe shkruan se ata janë Jose Mourinho dhe Thiago Motta.

I pari cilësohet si personi i duhur për të vendosur nën kontroll një grup lojtarësh të klasit të lartë.

Thiago Motta është një njohje e vjetër. Ish-mesfushori luajti 6 vite me PSG-në, aty ku nisi edhe karrierën si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat