Inzaghi: Vëllai im e meritoi gjysmëfinalen, por unë do bëj tifo për Milanin

Futboll

Inzaghi: Vëllai im e meritoi gjysmëfinalen, por unë do bëj tifo për Milanin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 12:17
Vëllezërit Inzaghi

Pas ndeshjes së humbur ndaj Brescia-s, trajneri i Reggina-s, Filippo Inzaghi foli për derbin që do luhet në gjysmëfinale të Champions League mes Milan dhe Inter.

Një sfidë e veçantë për ish-lojtarin dhe ish-trajnerin e “kuqezinjve” të Italisë, që njëkohësisht është vëllai i trajnerit të “zikaltërve” Simones.

Chelsea me “shpatulla pas murit, duhet të zgjedhë mes Championsit ose uljes së pagave

Duke folur për mediet italiane në lidhje me këtë super ndeshje,

Filippo u shpreh se është i lumtur për vëllanë e tij, por shtoi se tifo do bëjë për Milanin.

“Është gjysmëfinalja perfekte, por unë jam i lidhur me Milanin dhe do të jem gjithmonë një tifoz i tij.

Sigurisht që do të mbështes Milanin, por jam i lumtur për vëllanë tim, sepse e meritonte”-deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat