Formacionet zyrtare Fulham - Leeds

Futboll

Formacionet zyrtare Fulham - Leeds

Më: 22 prill 2023 Në ora: 13:33
Formacionet zyrtare Fulham - Leeds

Në “Craven Cottage”, të Londrës, vendasit e Fulham do të presin “të bardhët” e Leed United, në përballjen e vlefshme për javën e 32-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, aty ku Leeds do të kërkojë fitoren për t’u afruar një hap me mbijetesën.

Përsa i përket formacioneve, tekniku i vendasve Marco Silva ka vendosur të përdorë formacionin 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është vendosur gjermani Leno.

Në krahët e mbrojtjes janë Robinson e Tete, me Ream e Adarabioyo që mbulojnë qendrën. Më të tërhequr në mesfushë janë Plahinha e Reed, ndërsa Willian, Pereira e Wilson janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Bobby Reid.

Në krahun tjetër, tekniku spanjoll, Javier Garcia i është përgjigjur vendasve me të njëjtën “monedhë” teksa ka vendosur të përdorë gjithashtu formacionin 4-2-3-1, me francezin, Ivan Meslier që mbron portën e “të bardhëve”. Krahët e mbrojtjes ruhen nga Kristensen e Wober, ndërsa qendra nga Robin Koch e Liam Cooper.

Më të tërhequr janë McKennie e Roca, ndërsa Harrison, Aaronson e Summerville janë në mbështetje të spanjollit Rodrigo, i cili ndodhet i vetëm në “majën” e sulmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat