Kapllani: Për ne ka nisur numërimi mbrapsht

Futboll

Kapllani: Për ne ka nisur numërimi mbrapsht

Më: 22 prill 2023 Në ora: 20:40
Xhevahir Kapllani

Erzeni ka marrë një tjetër goditje në kampionat, duke u mundur nga Teuta në Durrës me rezultatin 2-0. Në përfundim të ndeshjes, trajneri Xhevahir Kapllani u shpreh se skuadra po bën gabime të shumta individuale.

2 golat? Gabimet janë të njëpasnjëshme nga ndeshja në ndeshje por individuale.

Edhe sot është e njëjta tablo.

E kishim analizuar mirë kundërshtarin dhe mendonim se i dinim pikat e dobëta dhe të forta. Është e disata ndeshje që gabojmë dhe ky ishte përfundimi

Mungesa e besimit te lojtarët? E drejtë është që kanë ndryshuar gjërat por duhet të kemi parasysh që momentet e mira që kemi kaluar, dihet që do të vijë momenti që biem në presion.

Duhet të ndërhyjmë për grupin e lojtarëve sepse duhet karakter dhe personalitet dhe këtë duhet ta tregojnë individë të caktuar.

Kemi qenë të penalizuar nga dëmtimet në mbrojtje.

Tani duhet të shtrëngohemi mirë sepse ka nisur numërimi mbrapsht dhe çdo ndeshje është finale”, u shpreh Kapllani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat