Tirana hyn në fazën vendimtare

Futboll

Tirana hyn në fazën vendimtare

Më: 22 prill 2023 Në ora: 22:58
Pamje nga një ndeshje

Kampionati kombëtar i futbollit “5×5”, aktiviteti që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, tashmë është futur në fazën vendimtare të sezonit në Tiranë dhe Durrës, teksa kanë nisur të luhen nga kjo javë ndeshjet e fazës së 1/16-të në Tiranë dhe sfidat e fazës çerekfinale në Durrës.

Sipas skemës së përcaktuar në fillim të sezonit, në këtë fazë kanë kaluar katër ekipet e renditura në katër vendet e para në çdo grup, si edhe katër skuadrat e pesta më të mira të shtatë grupeve.

Skuadrat do të zhvillojnë ndeshje direkte me një takim, teksa tashmë janë luajtur edhe ndeshjet e para të kësaj faze, ku deri më tani kanë kaluar në fazën tjetër: Prestige, Ekipi i Forcave Tokësore, Sony AD, Kastriotët, BMBPSHP.

Ndërkaq, në zonën e Durrësit janë luajtur këtë javë ndeshjet e fazës çerekfinale, ku Artinox pasi fitoi me penallti ndaj Teuta MFC do të përballet në gjysmëfinale me Kismetin që mposhti me rezultatin 3-2 FJT Auto.

Ndërkaq, gjysmëfinalja tjetër për zonën e Durrësit është ajo mes Santal MFC – Sallmani SC. Santal kaloi në gjysmëfinale pasi mposhti KS1 me shifrat 2-1, ndërsa Sallmani mundi me rezultatin e ngushtë 2-1 ekipin e KS1.

Ndërkaq, në zonën e Elbasanit vijon të luhet rregullisht kampionati. AMG Plan Studio ruan vendin e parë pas 14 javësh me 42 pikë të plota, ndërsa e ndjek SHS Kuqani, që këtë javë mposhti Enxhi Ballën me shifrat 3-0 dhe renditet në vendin e dytë me 39 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat