Ndërpritet ndeshja mes PSV dhe Ajax, sulmohet futbollisti

Futboll

Ndërpritet ndeshja mes PSV dhe Ajax, sulmohet futbollisti

Më: 23 prill 2023 Në ora: 16:19
Steven Berghuis

Ndeshja mes PSV dhe Ajax e vlefshme për javën e 29-të të Eredivisie, u ndërpre në pjesën e dytë teksa tifozeria vendase shënjestroi lojtarin e “Harkëtarëve”, Steven Berghuis.

Vendasit hodhën disa gota birre në fushë me sulmuesin e kombëtares holandeze që u ndje i kërcënuar në ato momente teksa gjyqtari kryesor vendosi që ndeshja të ndërpritet përkohësisht.

“Nuk krahasohet PSG me Real Madrid”, mbrojtësi i “Los Blancos”: Duhej të isha në anën e fituesve

Kujtojmë se sfida momentalisht është në shifrat 2-0 për PSV teksa pritet që sfida të rifillojë normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat