Kastrioti mposht Kukësin

Futboll

Kastrioti mposht Kukësin

Më: 23 prill 2023 Në ora: 18:19
Kastrioti

Lufta për mbijetesë vijon të bëhet gjithnjë e më intriguese në Kategorinë Superiore, teksa Kastrioti është rikthyer te fitorja ndaj Kukësit dhe ka mbajtur gjallë shpresat për të qëndruar në elitë.

Vetëm pak ditë pas humbjes ndaj Bylisit, krutanët triumfuan ndaj Kukësit me rezultatin minimal 1-0, duke u ngjitur në kuotën e 31 pikëve, sërish në vendin e fundit, por tashmë më pranë verilindorëve, që momentalisht mbajnë vendin e 8.

Santiago Selmani shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 22-të dhe u dha tre pikët krutanëve, që kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi, besojnë më shumë se kurrë në arritjen e të paktën vendit të 8, që do t’u jepte mundësi të luanin mbijetesën në Play Off.

Nga ana tjetër komplikojnë gjithçka lojtarët e Kukësit, që do të duhet të zgjohen shpejt, për të shmangur dramat, teksa vlen të theksohet se skuadra e Hallaçit nuk fiton prej 5 ndeshjesh në Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat