Publikohen formacionet e Juventus - Napoli

Futboll

Publikohen formacionet e Juventus - Napoli

Më: 23 prill 2023 Në ora: 20:16
Pamje nga një ndeshje

Juventusi kërkon hakmarrjen përballë Napolit në ndeshjen e javës së 31-të të Serisë A. Humbja 5-1 në fazën e parë vazhdon të jetë një “njollë” e rëndë në sezonin e bardhezinjve.

Por trajneri Masimiliano Alegri ka vendosur që të bëjë një rotacion të gjerë në radhët e skuadër së tij për këtë duel. Kështu, shfaqet Rugani nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes, ndërsa në sulm është dyshja Sule-Milik.

Nga ana tjetër, Spaleti ka rreshtuar nga minuta e parë treshen e frikshme të sulmit, ku Lozano dhe Kvaratskhelia do të mbështesin Osimhen.

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus (3-5-2) – Sheznji; Gati, Rugani, Danilo; Kuadrado, Mireti, Lokateli, Rabio, Kostiç; Sule, Milik. Trajner: Masimiliano Alegri

Napoli (4-3-3) – Meret; Di Lorenco, Kim, Huan Zhezus, Olivera; Anguisa, Lobotka, Ndombele; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Trajner: Luçiano Spaleti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat