Takim në Milano për portierin

Futboll

Takim në Milano për portierin

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:23
Onana

Chelsea po kërkon një portier dhe forma që Andre Onana i Interit po tregon në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, ka bërë që të kthehet në dëshirën e bluve të Londrës.

Këto të fundit, duket se nuk e kanë vetëm një hipotezë Onanën, por edhe një objektiv konkret.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Chelseat do të zbarkojnë në Milano për t’u takuar me drejtuesit e Interit.

Takimi pritet të mbahet në selinë e zikaltërve dhe me shumë gjasa, drejtuesit do të takohen para ndeshjes që Inter luan të mërkurën në Kupën e Italisë ndaj Juventusit.

Drejtuesit e Çelsit raportohet të kenë ardhur me një ofertë konkrete për Onanën.

Sipas shtypit të shkruar, presidenti Tod Bohli është i gatshëm t’i ofrojë Interit 40 milionë euro për shërbimet e gardianit e gjithashtu, mund të ofrohet edhe kartoni i portierit Kepa Arrizabalaga.

Ky i fundit është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekipin e Çelsit, duke qenë titullar si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve ku u eliminuan nga Reali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat