Gjilani me telashe

Futboll

Gjilani me telashe

Nga: K. G. Më: 25 prill 2023 Në ora: 22:43
Shend Kelmendi

Futbollisti Shend Kelmendi do t’i mungojë për  një kohë Gjilanit.

Lajmi bëhet i ditur nga klubi.

“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 prill në duelin e dytë gjysmë final të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.

Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.

Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike.

Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Shendit dhe presin më të fortë në fushat e blerta”, njofton FC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat