Brighton blindon sulmuesin irlandez

Futboll

Brighton blindon sulmuesin irlandez

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga një ndeshje

Brighton blindon sulmuesin irlandez, Evan Ferguson. Talenti i lindur në 2004-ën, po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e drejtuar nga Roberto De Zerbi, teksa në 14 ndeshje në kampionat, ka shënuar edhe 4 gola.

Për 19-vjeçarin kanë shfaqur interes klube të shumta në Premier League dhe jo vetëm, megjithatë drejtuesit e Brighton kanë lëvizur me shpejtësi, për t’i rinovuar kontratën.

VIDEO/ Dilema se mund të ketë mbyllur sezonin, Gasperini: Dëmtimi i Gjimshitit me rrezik!

Siç njoftohet në faqen zyrtare të klubit, Evan Fergusson ka firmosur një kontratë që e lidh me Brightonin deri në verën e 2028-ës, teksa është përmirësuar ndjeshëm edhe paga e sulmuesit 19-vjeçar.

Kjo lëvizje favorizon jo pak drejtuesit e Brightonit, që tashmë mund të rritin ndjeshëm pretendimet e tyre për sulmuesin, që vijon të zgjojë interesin e klubeve të mëdha me paraqitjet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat