Kush është lojtari i vetëm që ia kalon Haalandit?

Futboll

Kush është lojtari i vetëm që ia kalon Haalandit?

Më: 25 prill 2023 Në ora: 23:58
Haaland

“Kometa Haland’ është e pandalshme. 48 golat e norvegjezit (32 në kampionat, 12 në Ligën e Kampionëve, tre në FA Cup dhe një në Kupën e Ligës) e kanë ndezur Sitin në garën drejt tripletës

Në Premier Ligë ai tashmë ka barazuar rekordin e Salah për gola (32) në kampionat në 38 ndeshje dhe ka shanse të thyejë rekordin e të të gjitha kohërave, i mbajtur nga AndiKol  dhe Alan Shearer (34 gola).

Megjithatë, ka një lojtar në botë që, në nivelin e kampionatit, ka ‘prodhuar’ më shumë gola se Hland. Ai quhet Rajan Filip, i lindur në Nisë, 22-vjeçari luan për Suift Hesperange në elitën e futbollit luksemburgas.

Sulmuesi francez deri tani ka marrë pjesë në 46 nga 86 golat e shënuar nga skuadra e tij, duke regjistruar 23 gola dhe 23 asistime dhe duke e tejkaluar gjigantin e Sitit, “ende” që ka qenë protagonist në 37 gola duke shënuar 32 herë dhe duke asistuar 5 herë.

Një krahasim interesant por sigurisht niveli i lojtarëve dhe kampionatet respektive kanë një diferencë shumë të madhe. Gjithsesi me këtë ecuri, gjasat janë të mëdha që Filip të transferohet në një skuadër më të rëndësiësëm europiane.

Lojtarë që janë përfshirë në më shumë gola

Rayan Phillippe (Swift Hesperange)  46

Erling Haaland (Manchester City)  37

Kodjo Fo Doh Laba (Al-Ain)  35

Dominik Stolz (Swift Hesperange)  35

Henry Martín (America) 34

Enner Valencia (Fenerbahçe) 32

Dejvid Sinani (F91 Dudelange 30

Lionel Messi (PSG) 30

David da Silva (PERSIB Bandung)  29

Marko Livaja (Hajduk Split) 29 

Mike Tresor (KRC Genk)  29

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat