Një mbrëmje ëndrrash!

Futboll

Një mbrëmje ëndrrash!

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:02
Castellanos

Girona surprizoi Real Madrid në fushën e saj teksa i mposhti Los Blancos me shifrat 4-2.

Heroi i padiskutueshëm i vendasve ishte Valentin “Taty” Castellanos i cili i realizioi të katër golat për skuadrën e tij.

Argjentinasi me siguri do ta mbaj mend për shumë kohë mbrëmjen e 25 prillit teksa pas sfidës u shpreh se për të ishte diçka e paimagjinueshme të mposhtte i vetëm Real Madridin.

“Ishte padyshim mbrëmja e ëndrrave, luajtëm një ndeshje të madhe kundër një skuadre si Real Madrid.

Ata janë më të mirët në botë dhe nuk e kisha imagjinuar kurrë se mund t’iu shënoja katër gola.

Jam shumë i lumtur dhe festova me publikun tim, i falenderoj pasi gjithmonë më kanë qëndruar pranë.

“E urreja CR7”, rrëfimi në 360 ° i Dybalës: Numri 10 te Roma? Kurrë mos thuaj kurrë! Mbreti është Mou

Nuk dua të harroj shokët, familjarët dhe njerëzit në Mendoza që është vendlindja ime.

Për mua ishte ëndërr sikur t’i shënoja dhe një gol Realit, e jo më katër.

As nuk e çoja nëpërm mend.

Për më tepër jam shumë i lumtur pasi ky sukses na ndihmon në klasifikim dhe duam të shohim për të arritur edhe më lart në shtatë ndeshjet e mbetura të kampionatit”, u shpreh Castellanos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat