Sonte Manchester City - Arsenal, sfida që mund të vendos titullin

Futboll

Sonte Manchester City - Arsenal, sfida që mund të vendos titullin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Manchester City-Arsenal, ndeshje kjo që luhet sonte në ‘Etihad Stadium’, konsiderohet sfida kryesore e këtij sezoni në Premier League.

‘Qytetarët’ dhe ‘Topçinjtë’ do të përplasen në sfidën mbase vendimtare në garën për titull të kampionit.

Aktualisht Arsenali i Granit Xhakës kryeson tabelën me 75 pikë, pesë më shumë së kampionët në fuqi të Anglisë, por këta të fundit kanë dy ndeshje me pak.

Përballja e sontme mes këtyre dy skuadrave pritet të sjellë një duel tejet të zjarrtë për rëndësisë së madhe që ka kjo ndeshje e cila pritet të luhet në një stadium të stërmbushur.

Skuadra e Pep Guardiolës vjen në këtë duel në top-formë, derisa të besuarit e Mikel Artetës kësaj sfidë i hynë pas ‘kiksit’ me Southamptonin (3-3).

Ballafaqimi mes Cityt dhe Arsenalit fillon në orën 21:00.

Karash ndeshjes City-Arsenal, sonte luhen edhe tri sfidat tjera të kësaj mesjave në elitën angleze, ku spikat dueli West Ham-Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat