Ademi: Abbott më ofroi mbështetje të plotë në rrugëtimin tonë 

Futboll

Ademi: Abbott më ofroi mbështetje të plotë në rrugëtimin tonë 

Më: 26 prill 2023 Në ora: 13:53
Pamje nga takimi

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

“Kënaqësi ta prisja në zyrën time ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. 

Diskutuam për zhvillimet e fundit rreth FFK-së, me ç’rast ambasadori Abbott na inkurajojë që të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për zhvillimin e mëtejmë të futbollit në Kosovë.

Ambasadori Abbott më ofroi mbështetje të plotë në rrugëtimin tonë si dhe në procesin e licencimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, derisa ishte kategorik që FFK të mbetet e pavarur nga politika”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat