Talenti i Shqipërisë shënon gol te Burnleyn

Futboll

Talenti i Shqipërisë shënon gol te Burnleyn

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:46
Renaldo Torraj është në mes

Renaldo Torraj është mes atyre talenteve që duhen mbajtur në vëzhgim për të ardhmen.

I dalë nga shkolla angleze e futbollit, lojtari i Shqipërisë U-21 i ka dhënë fitoren Burnley.

Ai do të aktivizohej në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Colchester.

Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1, mbërriti momenti për Torraj.

Një predhë nga distanca me goditje dënimi dhe topi që ndalet në rrjetë.

Kjo magji e futbollistit shqiptar mjaftoi për t’i dhënë fitoren Burnley në shifrat 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat