Tifozët e Al Nassr nuk ia falin gjestin Ronaldos

Futboll

Tifozët e Al Nassr nuk ia falin gjestin Ronaldos

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:28
Pamje nga ndeshja

Cristiano Ronaldo rrezikon ta mbyllë sezonin e tij me “zero tituli” për të dytën herë radhazi.

Lajmi është i jashtëzakonshëm, nëse mendoni për “palmaresin” e tij dhe çfarë ka fituar në karrierë, por performanca e fundit e Al Nassr parashikon një “Manchester United bis”.

Zhgënjimi i fundit i klubit saudit, ku u transferua në janar xhevahiri portugez, u eliminua në gjysmëfinalen e Kupës Kombëtare (King Cup) ndaj “mediokërve” të Al Wehda (ekipi i pestë në kampionatin saduit), solli një dush kritikash ndaj skuadrës dhe CR7, i cili bëri një gjest të pavlerësuar nga fansat.

Pasi iu përjashtua një lojtar me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë të Kupës së Mbretit, Al Wehda u detyrua të luante kundër Al Nassr të Cristiano Ronaldos në 10 lojtarë.

Pavarësisht kësaj, skuadra e xhevahirit portugez nuk mundi ta përmbyste disavantazhin.

Paraqitja e keqe e Ronaldos e “mbushi dhe derdhi kupën” për tifozët e Al Nassr.

Në fakt, portugezi, duke arritur në buzë të zonës kundërshtare, tentoi të driblonte një kundërshtar duke frenuar topin me thembër, por duke e bërë këtë u rrëzua në mënyrë të sikletshme në tokë.

Sulmuesi u shfaq i tërbuar pas eliminimit në kupë dhe disa tifozë të Al Nassr e kanë cilësuar në rrjetet sociale si “nënshkrimi më i keq në histori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat