Gazeta spanjolle për lojtarin e Kosovës: Pa të vështirë se Mallorca do të mbijetonte

Futboll

Gazeta spanjolle për lojtarin e Kosovës: Pa të vështirë se Mallorca do të mbijetonte

Më: 26 prill 2023 Në ora: 16:37
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po kalon ndoshta vitin më të mirë në karrierën e tij futbollistike.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 12 gola këtë sezon me skuadrën e tij në 27 ndeshje, si edhe ka qenë protagonist me dy asistime të tjera.

Gazeta prestigjioze spanjolle “Marca” e konsideron Muriqin heroin e skuadrës së tij duke qenë se bashkë me futbollistin tjetër korean, Lii Kang In kanë marrë ekipin “për dore” për ta mbajtur në elitën e futbollit spanjoll.

“Por pa futbollistë si aziatiku ’19’ ose një vrasës që të siguronte një shifër golash, siç është rasti me ‘Piratin’, misioni për të shpëtuar do të kishte qenë shumë më i vështirë”.

“Me 40 pikë, synimi për të mbajtur klubin në ligë është në rrugën e duhur.

Dhe pjesërisht falë dyshes së krijuar nga këta dy futbollistë, të cilët që nga dita e parë i futën tifozët ‘në xhepin’ e tyre”, shkruhet për Muriqin dhe Li Kang In.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat