Allegri kthen sytë nga kampionati dhe injoron Interin

Futboll

Allegri kthen sytë nga kampionati dhe injoron Interin

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:44
Allegri

Masimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, ka pranuar se skuadrës së tij i ka munguar agresiviteti i duhur për të synuar kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë.

Disfata 1-0 përballë Interit nxori bardhezinjtë nga gara dhe ai tregoi se ekipi duhej të përqendrohej tashmë te pjesa e mbetur e sezonit për të bërë mirë në kampionat.

“Ndjesia është që kemi bërë një pjesë të parë ku në minutat e parë ishim në gjumë dhe erdhi ai gol.

Kemi bërë një ndeshje të mirë por Interi është skuadër fizike dhe nuk ia dolëm të shënonim ndaj tyre.

Tani duhet të rikarikojmë energjitë se ne 5 ndeshjet e fundit kemi humbur 4.

Kemi ndeshje të rëndësishme para, duhet të përveshim mëngët.

Nga nesër të fillojmë me agresivitet, se kemi kampionatin për të mbrojtur vendin e tretë dhe duhet të mbajmë pas Romën dhe Milanin.

Nuk është e thjeshtë të fitosh ndaj Interit, por e provuam.

Por duhet të rritim dëshirën e egërsinë që të tentojmë të marrim rezultat.

Na vjen keq që nuk kemi shkuar në finale, por këtë vit duhet të jemi të fortë se kur je në këto situata, të ndodh çdo lloj gjëje. Disa i krijojmë edhe vetë, se me Napolin u nervozuam dhe pësuam gol si budallenj.

Ndeshjen e parë me Interin e keni parë të gjithë. Në këto situata duhet të jemi të aftë e pasta te gjitha kalohen.

Kemi 7 ndeshje në kampionat, kemi Romën e Milanin që i kemi pas 3 pikë e Lacion me 2 pikë para”, tha Alegri pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat