Georgina thyen heshtjen, flet për krizën e saj

Futboll

Georgina thyen heshtjen, flet për krizën e saj

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:09
Ronaldo e Georgina

Georgina Rodríguez dhe Cristiano Ronaldo janë sërish në qendër të vëmendjes.

Javët e fundit ka pasur edhe një herë spekulime për një krizë të mundshme në çift, diçka që filloi të diskutohej pas nënshkrimit të portugezit nga Al-Nassr. Këto ditë ka qenë shtypi portugez ai që është rikthyer për të folur për marrëdhënien e çiftit tejet mediatik.

Por ka akoma më shumë.

Dhe pikërisht në orët e fundit është përfolur edhe dëshmia e një gjoja pjesëtari të ekuipazhit të aeroplanit privat të çiftit.

Konkretisht, ky person siguron se çifti do të kishte pasur një diskutim shumë të ashpër në një udhëtim drejt Neë York-ut, rreth një muaj më parë.

Epo para gjithë këtyre polemikave ka reaguar edhe Georgina, më së fundi.

Ajo e ka bërë përmes Instagramit, ku ka afro 50 milionë ndjekës. Në këtë postim influencuesja it e bën shumë të qartë se çfarë mendon për gjithë këtë thashethemnajë.

Konkretisht, modelja spanjollo-argjentinase ka ndarë një fragment të këngës “If I die” të Romeo Santos, që thotë si vijon: “Ziliqari shpik thashethemet. Pastaj i përhap thashethemet. Dhe idioti i beson”.

Siç e thamë, javët e fundit shtypi portugez ka folur për këtë krizë të mundshme që po kalon ylli portugez dhe çifti i famshëm. Një krizë pas së cilës do të kishte disa arsye, jo të gjitha të lidhura me vetë çiftin, si keqardhja rezultative e portugezit në klubin saudit apo qëndrimi arrogant i Georgina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat