Barcelona në krizë

Futboll

Barcelona në krizë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 15:29
Barcelona në krizë

Nuk është vetëm Juventusi mes klubeve europiane të mëdhenj që po kalojnë një periudhë veçanërisht të ndërlikuar.

Nëse bardhezinjtë në Itali po përballen me pasojat sportive të hetimit të Prisma, në Spanjë Barcelona po merret me skandalin e çështjes Negreira dhe më gjerë.

Përtej asaj që do të ndodhë në nivel europian për hetimin e pagesave për kompaninë e ish-zëvendëspresidentit të arbitrave spanjollë, katalanasit duhet të jetojnë edhe me një situatë shumë të pasigurt ekonomike.

Ky aspekt kalon me tavanet e pagave të vendosura nga La Liga dhe krijon më shumë se një problem për merkaton e katalanasve.

Edhe rinovimi i thjeshtë i disa lojtarëve kyç të Xavit bllokohet nga pamundësia e regjistrimit të rritjes së pagave dhe, duke mbetur kështu, edhe goditjet e radhës mund të gjejnë pengesa.

Në këtë skenar, del në pah një klauzolë që mund të krijojë mjaft probleme për Barçën: largim falas më 21 korrik. Sipas raportimeve të ‘El Mundo’, në fakt, një klauzolë shumë e veçantë do të përfshihej në kontratat që Barcelona synon t’u ofrojë blerjeve të ardhshme.

Për të shmangur problemet, klubi katalanas do të ofronte mundësinë për t’u larguar falas nëse nuk ekziston mundësia e regjistrimit e lojtarit të ri të Barcelona-s deri më 21 korrik.

Një klauzolë që, nëse është e vërtetë, do të përfaqësonte konfirmimin e situatës së rëndë financiare në të cilën ndodhet klubi spanjoll dhe që jo të gjithë lojtarët do ta dëshironin.

Për shembull, sipas ‘Mundo Deportivo’, Inigo Martinez tashmë ka dhënë miratimin e tij për klauzolën ndërsa Bernando Silva nuk e ka pranuar ende atë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse nga tani deri në fillimin zyrtar të merkatos, Barcelona do të jetë në gjendje të rregullojë llogaritë e saj dhe të lirojë hapësirë ​​pagash për të regjistruar blerjet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat