Inter dhe Barcelona po bisedojnë për një shkëmbim të bujshëm

Futboll

Inter dhe Barcelona po bisedojnë për një shkëmbim të bujshëm

Më: 27 prill 2023 Në ora: 15:44
Pamje nga një ndeshje

E ardhmja e Franck Kessie vijon të mbetet në pikëpyetje.

Mesfushori ka parë shumë pak minuta këtë sezon me Barcelonën, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në stol.

Në një situatë të tillë dhe me Inter që prej kohësh ka shfaqur interes për 26-vjeçarin, me shumë mundësi në verë Kessie do të ndryshojë ambient.

Barça do ta lejonte largimin e Kessie në drejtim të “zikaltërve” vetëm në rast se klubi italian do i japë Brozovic në shkëmbim, ndërsa duhet theksuar se interes për lojtarin e Barçës kanë shfaqur edhe klube nga Premier League dhe sigurisht katalanasit do kërkojnë të marrin maksimumin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat