Stons pas fitores ndaj Arsenalit: Eksperienca na ndihmon në ditë me presion

Futboll

Stons pas fitores ndaj Arsenalit: Eksperienca na ndihmon në ditë me presion

Më: 27 prill 2023 Në ora: 17:10
Manchester City

Xhon Stons është i kënaqur për fitoren ndaj Arsenalit, por autori i golit të dytë të Sitit thotë se skuadra nuk luajti futbollin e saj të zakonshëm. 

“Unë nuk do të thosha ne ishim në kontroll total. Ne duhet ta respektojmë dhe vlerësojmë Arsenalin.

Nuk luajtëm futbollin që luajmë normalisht.

Kishim presing trup më trup dhe ishte shumë e vështirë që të bënim pasimet tona të zakonshme. Me dëshirën dhe nëse do të ishim treguar më klinikë do të mund të kishim shënuar disa gola më tepër. Por unë jam i kënaqur me tri pikët”.

Mbrojtësi i shndërruar në mesfushor nga Pep thotë kështu për pyetjen nëse eksperienca u jep atyre një avantazh në garën për titull: “Ne kemi kaluar situata të vështira.

Na ka bërë shumë mirë.

E dimë se si të reagojmë në skenarë të tillë.

Treguam se jemi të uritur. Dimë ta bëjmë punën tonë në ditë si këto, me shumë presion nga jashtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat