Lajme kontradiktore për të ardhmen e Armando Brojës

Futboll

Lajme kontradiktore për të ardhmen e Armando Brojës

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:43
Armando Broja

E ardhmja e Armando Brojës mbetet ende një rebus që kërkon zgjidhje.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare pa t’i mbyllej para kohe sezoni i tij i parë si pjesë fikse e skuadrës së parë të Çelsit, për shkak të një dëmtimi dhe ndërsa është në mes të periudhës së riaftësimit, nuk dihet mirë se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Fillimisht për shkak se në klub pritet revolucioni i radhës me afrimin e një trajneri të ri.

E së dyti pasi Broja nuk dihet nëse do të ketë gjithsesi mundësitë dhe minutazhin e duhur për shkak se sapo kthehet nga një dëmtim.

Ndaj si zakonisht në situata të tilla, në skenë kanë dalë zëra të ndryshëm të merkatos rreth futbollistit.

Një prej tyre shumë interesant, fliste për një takim të Sporting Lisbonës me londinezët për të siguruar firmën e lojtarit.

Flitej për një huazim për edicionin e ardhshëm, me opsione deri në blerjen e kartonit të tij nëse Çelsi nuk vendoste ta kthente në bazë.

Por ndërsa ky lajm është përhapur me shpejtësi, e përditshmja sportive portugeze “A Bola”, e ka hedhur poshtë si opsion.

Sipas burimeve të saj, sulmuesi shqiptar nuk ishte në planet e Sporting Lisbonës dhe nuk bënte pjesë në listën e merkatos të kësaj skuadre për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat