Probleme për Ancelottin

Futboll

Probleme për Ancelottin

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:57
Ancelotti

Probleme për trajnerin Carlo Ancelottin!

Një javë para finales së Kupës së Mbretit dhe 11 ditë para duelit ndaj Man. Cityt, shqetësimi te Real Madridi me Luka Modriçin janë maksimal.

Ekzaminimet e fundit mjekësore konfirmojnë se lojtari ka një dëmtim të muskulaturës së këmbës së majtë.

Mesfushori kroat do të mungoj ndaj Almeria dhe Real Sociedadit në La Liga, por me shumë gjasë ka humbur edhe finalen e Kupës dhe gjysëmfinalen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj kampionit aktual të Premier Ligës.

Lëndimi i tillë do së paku 2 javë pushim, që do të thotë se Modriçi pritet të jetë mungesa e madhe e Karlo Ançelotit, në ndeshjet e rëndësishme të muajit maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat