PSG kërkon yllin e ri të Fenerbahçes, nisin negociatat  

Futboll

PSG kërkon yllin e ri të Fenerbahçes, nisin negociatat  

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:25
Pamje nga një ndeshje

Arda Guler është një nga talentet më të ndritur në futbollin ndërkombëtar dhe, sipas “Tuttomercatoëeb.com”, ai është një nga objektivat kryesorë të Paris Sen Zhermenit për verën.

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, të mbushura në shkurt, mesfushori sulmues i Fenerbahce-s nga Ankaraja ka bërë tashmë debutimin e tij për ekipin kombëtar.

I lindur në vitin 2005, Arda Guler është një nga talentet më të mira në nivel ndërkombëtar, i njohur nga të gjithë ekspertët dhe vëzhguesit.

Pavarësisht moshës shumë të re, këtë sezon ai ka luajtur tashmë 27 ndeshje në një ekip si Fenerbahçe, me 6 gola dhe 4 asiste dhe tashmë ka 43 paraqitje në total si profesionist.

Lojtar i kompletuar, me një teknikë të shkëlqyer, luan mesfushor sulmues por edhe si sulmues krahu dhe sulmues i dytë. Dhe PSZH tashmë ka filluar negociatat për nënshkrimin e tij në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat