Juve pas Kessie, gati të sakrifikojë njërin nga yjet e tyre

Futboll

Juve pas Kessie, gati të sakrifikojë njërin nga yjet e tyre

Më: 28 prill 2023 Në ora: 16:38
Barcelona

Klubi i madh italian, Juventus është duke menduar ta forcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Sipas medieve italiane, ‘Zonja e Vjetër’ është duke menduar transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Franck Kessie.

Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri mendon se Kessie do të ishte lojtar perfekt për mesfushën e tij.

Juventinët thuhet se janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga lojtarët e tyre në shkëmbim të mesfushorit nga Bregu i Fildishtë.

Torinezët përveç Kessie mësohet se janë duke i vëzhguar edhe disa lojtarë për sezonin e ardhshëm.

Allegri synon të ndërtojë një skuadër të denjë për edicionin e ri në mënyrë që të jetë sa më e fortë në kompeticionet ku ata do të garojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat