Trajneri grek flet para sfidës me Ferizajn

Futboll

Trajneri grek flet para sfidës me Ferizajn

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:18
Valvalis

Drita e Gjilanit përgatitet për fitore kundër Ferizajt, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Ndeshja zhvillohet nesër në orën 15.00 në fushën me bari sintetik në Gjilan.

Për këtë takim Drita është përgatitur ndryshe nga zakonisht, pasi drejtimin tonë e ka marr trajneri grek Akis Vavalis. 

Trajneri i ri tregoi përshtypjet për skuadrën që do ta udhëheq.

“Jam i kënaqur me atë se çfarë kam gjetur dhe atë çfarë kanë treguar lojtarët në stërvitje, janë vetëm tri ditë që po stërvisim bashkë dhe kam marr përshtypje shumë të mëdha profesionale .

Mbi të gjitha mirëpritja ishte shumë njerëzore dhe po shoh profesionalizëm edhe tek anëtarët e tjerë të stafit dhe besoj që shumë lehtë do të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Analiza e kundërshtarit është pika ime e fortë, por kjo është akoma më e vështirë për ne për t’u adaptuar me mënyrën e lojës së tyre.

Jemi në disponim për ta dhënë më të mirën dhe pres edhe përkrahjen e tifozëve tanë në këto ndeshjet e fundit vendimtare”, ka thënë Vavalis.

“Është shumë e rëndësishme që ne e kemi grupin e plotë dhe nuk e kemi asnjë mungesë.

Nuk kemi shumë kohë të bëjmë ndryshime të mëdha”, ka përfunduar trajneri Valvalis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat