Xavi kërkon fitore përballë Betisit

Futboll

Xavi kërkon fitore përballë Betisit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 18:37
Xavi

Barça kishte rastin perfekt për të vulosur “fatet” e Kampionatit,, mirëpo Rayo Vallecano e Ivan Balliut ishte doli të ishte “më e fortë” se “katalanasit”, duke arritur t’i mundte këta të fundit me rezultatin e ngushtë 2:1, duke ia vonuar “blaugranave” festën e titullit.

Mirëpo, tekniku Xavi duket se është “shqetësuar” shumë nga kjo humbje, teksa e konsideroi paraqitje e djemve të tij përballë Vallecano-s, si më të keqen e sezonit e më pas shtoi se duhet të korrigjonin gabimet e bëra në ndeshjen e radhës përballë Real Betis.

“Kundër Rayo ishte ndeshja jonë më e keqe e sezonit.

Duhet të korrigjojmë gabimet dhe të fillojmë nga e para.

Jemi gati të fitojmë La Liga-n.

Jam i lumtur, po kaloj shumë mirë në këtë ligë”,- tha tekniku spanjoll gjatë konferencës për shtyp, të zhvilluar në prag të ndeshjes me Real Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat