Chiellini: Dikur isha shumë afër Real Madridit

Futboll

Chiellini: Dikur isha shumë afër Real Madridit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:28
Chiellini

“Dikur isha shumë afër Real Madridit”.

Kjo u zbulua nga flamuri bardhezi, Giorgio Chiellini, tani në SHBA për të luajtur në Los Angeles. “Davide Lippi, agjenti im, e di më mirë se unë, sepse këto gjëra nuk më interesuan aq shumë, – saktësoi Chiellini. – Unë kam qenë gjithmonë shumë i fokusuar të luaja, por atë kohë isha vërtet një hap larg transferimit tim te Real Madridi.

Në retrospektivë mund të them se do të ishte një eksperiencë e mirë, sepse jam dikush që më pëlqen shumë të udhëtoj.

Në karrierën time më kishte munguar të zbuloja kultura të reja dhe ndoshta kjo është edhe një nga arsyet pse kam ardhur tani për të luajtur futboll në SHBA”.

Dhe përsëri mbi përvojat e mundshme jashtë vendit: “Unë mendoj se nuk jam një lojtar i përshtatshëm për futbollin spanjoll. Do të kisha bërë si Cannavaro dhe Samuel, që shkuan të luanin në Spanjë dhe zgjatën 2-3 vite atje.

Ndoshta do të kisha qenë më shumë mbrojtës i përshtatshëm për futbollin anglez, por edhe atje kur je mbi 30 vjeç është e vështirë të vazhdosh me llojin e lojës, edhe sepse në ato liga pas 2-3 sezonesh gjejnë gjithmonë lojtarë të rinj për të të zëvendësuar.

Interesi i Real Madridit ishte një nder, por mund të them se jam shumë i kënaqur me mënyrën se si shkoi më pas. Të shkruash historinë e një klubi si Juventusi nuk është diçka për të gjithë”.

Chiellini foli edhe për çështjet aktuale: “Derbi i Milanos në Champions do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, do ta vendosja për Interin. Mendoj se zikaltrit kanë një avantazh, sepse i shoh më të fortë në këtë lloj ndeshjeje”.

Dhe për fitimin e Champions League: “Parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City.

Siguri nuk kam, sepse gjysmëfinalisti tjetër, Real Madridi, është gjithashtu shumë i fortë.

Por mendoj se në fund, herët a vonë Manchester City do të duhet të arrijë në finale dhe për këtë arsye unë do të vë bast një euro për finalen Inter-Manchester City”.

Chiellini foli edhe për të ardhmen e tij: “Do të doja të luaja për një kohë të gjatë në kuptimin që koka ime nuk është e lodhur.

Trupi im tashmë ka dhënë disa shenja të heqjes dorë, ndaj le të shohim, nuk do të vazhdoj gjatë. Edhe këtë sezon, ndoshta më së shumti një vit, nuk e di.

Sapo të ndjej se kam arritur limitet për të ruajtur atë nivel standard që isha mësuar, do të largohem nga futbolli.

Ende po argëtohem, të shohim si do të shkojë”.

Chiellini tashmë e ka të qartë rrugën:

“Sinqerisht, pas daljes në ‘pension’ do të doja të qëndroja në botën e futbollit më shumë nga ana menaxheriale sesa nga ana e trajnerit, sepse për mendimin tim nëse fillon të jesh trajner, duhet të besosh vërtet në kaq shumë, sepse është diçka që të ha.

Jeta e një trajneri, madje më shumë se ajo e një menaxheri, të largon dhe duhet të kesh një vokacion për ta bërë këtë.

Nuk e ndjej këtë profesion sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat