Maksimov: Nuk heqim dorë nga titulli

Futboll

Maksimov: Nuk heqim dorë nga titulli

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:38
Maksimov

Barazimi i të mërkurës ndaj Sileksit ka çuar Shkëndijën një hap mbrapa në luftën për titullin kampion, mirëpo me 4 ndeshje deri në fund të sezonit kuqezinjtë do të tentojnë anulimin e negativës prej 5 pikëve ndaj Strugës.

Në prag të ndeshjes ka folur anësori i djathtë i Shkëndijës, Metodi Maksimov, tha: "Tani jemi një hap mbrapa me barazimin 0:0 që kishim ndaj Sileksit.

Por mbeten edhe katër ndeshje, mbetet të luftojmë deri në fund, nuk heqim dorë.

Të gjithë jemi me kokën lartë dhe do të luftojmë deri në fund.

Çdo ndeshje prej tani është finale, shkojmë në çdo ndeshje në fitore. Na mbetet të luftojmë dhe ta lëmë zemrën në terren.

Makedonija Gj.P. skuadër e papërshtatshme, e fortë.

Secili ka ambiciet e veta, ashtu edhe Makedonija Gj.P., por luajmë në terren vendas, para publikut e tifozëve tanë dhe do të japim gjithçka nga vetja. Mendoj se tre pikët do të mbeten në Tetovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat