Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Allegrit

Futboll

Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Allegrit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:12
Allegri

Juventusit i kanë mbe tur vetëm dy objektiva në këtë fundsezoni për t’u harruar, mes rezultateve aspak pozitive në fushën e lojës dhe penalizimeve.

I pari është ai i kualifikimit në zonën “Champions” nëpërmjet kampionatit (pse jo duke dalë edhe të dytët për të pasur një vend në Superkupën e Italisë së sezonit të ardhshëm me 4 ekipe) dhe të fitojë Ligën e Europës, që gjithashtu do t’i garantonte grupet e Champions-it, nëse nuk i kap nga kampionati.

Gjithsesi, sido që të shkojë, edhe duke sfumuar që të dyja këto objektiva modeste për një emër të madh si Juvja, siguria për sezonin e ardhshëm do të jetë vetëm një: sërish Masimiliano Alegri në krye të pankinës bardhezi.

Ky lajm në dukje i pabesueshëm duke parë edhe rezultatet është raportuar dje nga të gjitha mediat italiane, të cilat garantojnë se kanë pasur burime të sigurta nga brenda “Kontinasas”.

Edhe pse ndaj “Kontit Maks” sa vijnë e shtohen më shumë tifozët që nuk e duan më te Juventusi, duket se drejtuesit e mendojnë ndryshe, duke qenë se vlerësojnë pa fund faktin se pak persona si ai do të kishin bërë prej dy sezonesh kaq të vështira rrufepritësin e situatave të vështira (përveç vlerësimit të anës tekniko-taktike për të cilën paguhet).

Por nëse shumë i lumtur për këtë do të jetë pa dyshim Alegri, duke marrë një lajm të mirë edhe pas situatës së rënduar që kaloi pas eliminimit nga Interi, ka gjithashtu edhe pak zëra që mendojnë se ndoshta kjo e Juves, e cila nuk konfirmon zyrtarisht, është vetëm një skemë që të largojë presionin nga trajneri dhe t’i rikujtojë lojtarëve se kush është dhe do të jete “bosi” për vazhdimësinë te “zonja e vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat