Brighton “shkatërron” Wolves dhe i afrohet Europës

Futboll

Brighton “shkatërron” Wolves dhe i afrohet Europës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:27
Pamje nga ndeshja

Brighton mori fitoren e thellë 6-0 ndaj ekipit të Wolves, në një takim që e dominoi të gjithin.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 6’ me Undav, ndërsa Gross do të gjente rrugën drejt rrjetës dy herë në minutat 13’ dhe 26’.

Në minutën e 39’ Welbeck bëri “poker” për Brighton, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0.

Më pas po ai do të realizonte në minutën e 48’, duke shënuar golin e dytë personal dhe të pestin për ekipin, ndërsa rezultati u vulos nga Undav që shënoi golin e gjashtë për skuadrën e “pulëbardhave”, duke mos u lënë mundësi reagimi “ujqërve”.

Pas raundit të 34-të të Premier League, Brighton ngjitet në vend të tetë me 52 pikë, një më pak se Liverpool i vendit të shtatë dhe që korrespondon me pjesëmarrjen në Conference League. Teksa Wolves renditen në vend të 13-të me 37 pikë.

Brentford mori fitoren minimale 2-1 ndaj Nottingham Forest.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugë drejt rrjetës, duke realizuar në minutën e 45+1’ me Danilo. Ndërsa vetëm në minutën e 82’ vendasit mundën që të gjenin barazimin me Toney.

Ndërsa në minutën e 90+4’ Da Silva përmbysi rezultatin dhe I dhuroi tre pikët ekipit të tij.

Pas raundit të 34-të Brentford renditet në vend të nëntë me 50 pikë, teksa Nottingham Forest në vend të 17-të me 30 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat