Dy gola për 17 minuta, Reali shumë i fortë

Futboll

Dy gola për 17 minuta, Reali shumë i fortë

Më: 29 prill 2023 Në ora: 19:01
Pamje nga ndeshja

Reali i Madridit e zhbllokoi shumë shpejt sfidën me Almerian në “Bernabeu”, në kuadër të javës së 32-të të La-Ligas.

Në minutën e katërt, një aksion i nisur thuajse nga zona e Realit u përmbyll me golin e Karim Benzemasë, që nuk mund të bëntë ndryshe pas asistit të marrë nga Vinicius Junior, 1-0.

Në minutën e 17-të, erdhi goli i dytë i Realit i shënuar po nga sulmuesi francez.

Edhe këtë herë merita kryesore shkon për asistuesin, që ishte sërish brazilian: Rodrygo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat