Pamje të rënda: Tifozi shqiptar bie me kokë nga tribunat, dërgohet me urgjencë në spital

Futboll

Pamje të rënda: Tifozi shqiptar bie me kokë nga tribunat, dërgohet me urgjencë në spital

Më: 29 prill 2023 Në ora: 23:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndeshja mes Erzenit dhe Partizanit në stadiumin “Niko Dovana” është mbyllur me një incident për njërin nga tifozët e pranishëm në stadium.

Pas fundit të takimit, një tifoz ka rënë nga shkallët e stadiumit, duke marrë goditje serioze në kokë.

Menjëherë kanë ndërhyrë stafet mjekësore për t’i dhënë ndihmën e parë ndërkohë që me anë të ambulancës në stadium, është nisur në drejtim të spitalit të qytetit të Durrësit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat