Gjigantët nga Premier Liga futen në garë për Nejmarin

Futboll

Gjigantët nga Premier Liga futen në garë për Nejmarin

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:26
Neymar

Mançester Junajted, Man. Siti dhe Çellsi janë në garë për të marrë shërbimet e brazilianite Nejmar.

E ardhmja mesfushorit Brazilian duket të jetë larg ‘Parc de Princes’, pavarësisht që kontrata e tij me Paris Sen Zhermenin është deri në qershor të vitit 2025.

E kjo ka bërë që shumë ekipet ‘të fërkojnë’ duart për të kërkuar shërbimet e yllit brazilian.

Sipas ‘Fichajes’, Man. Siti, Man. Junajted dhe Çellsi janë të gjithë në betejë për të nënshkruar Nejmarin nga PSZH-ja.

Ekipi që dëshiron atë në ekip do duhet të paguajë deri në 70 milionë për shërbimet e tij. Mbetet të shihet nëse do ndodhë një lëvizje e Nejmarit drejt Premier Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat