Chiellini flet dhe mendon për “pensionimin”

Futboll

Chiellini flet dhe mendon për “pensionimin”

Më: 30 prill 2023 Në ora: 11:41
Giorgio Chiellini

Giorgio Chiellini zgjodhi verën e shkuar të transferohej në Amerikë tek skuadra e Los Angelos, teksa mbylli një epokë me Juventusin.

Tashmë, në moshën 38-vjeçare, mbrojtësi ka nisur të mendojë edhe për tërheqjen teksa në një intervistë të fundit thekson se do të dëshironte të luante për shumë vite të tjera, por ndjen se trupi është i lodhur dhe se nuk i përgjigjet më në të njëjtën mënyrë si më parë.

“Dua të luaj edhe për shumë kohë, nuk jam i lodhur nga ana psikologjike.

Por, ndjej se trupi nuk më përgjigjet dhe më ka dhënë shenja dorëzimi.

E ndjej se jam në fund dhe nuk mungon shumë nga “pensionimi”, ndoshta në fundin e sezonit apo maksimumi sezonin tjetër.

Nuk di ta them me siguri, por më vjen mirë që zgjodha Amerikën sepse është një eksperiencë e bukur e cila më lejon që të argëtohem dhe të mbetem në një nivel të lartë pavarësisht moshës".

"Sapo ta ndjej se nuk do të mundem fizikisht do të largohem sepse nuk dua të qëndroj nën nivelin ku unë jam mësuar.

Do të më pëlqente që pasi të tërhiqem, të mbetem pjesë e botës së futbollit. Më shumë në aspektin e menaxhimit se sa të trajnerit. Për t’u bërë një trajner duhet ta ndash mendjen sepse është një profesion që të konsumon shumë.

Kërkon shumë përkushtim dhe të paktën për momentin ndjej se unë nuk e kam përkushtimin e duhur për të qenë një trajner”, u shpreh Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat