Shkupi në Kratovë

Futboll

Shkupi në Kratovë

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:15
Pamje nga një ndeshje

Vetëm 4 ditë pas mbylljes së javës së 29-të, futbollistët e Shkupit nuk kishin shumë kohë për të menduar për fitoren e fundit ndaj Bregallnicës, pasi java e 30-të, luhet të dielën dhe ekipi ka punuar që sa më i përgatitur të pret duelin e radhës.

Përndryshe këtë javë luajnë në cilësinë e mysafirit, duke udhëtuar në stadiumin e qytetit të Kratovës për t'u përballur me Sileksin.

Të gjitha duelet me Sileksin kanë qenë mjaft të vështira, ndërsa këtë sezon ky ekip ka treguar lojë të mirë dhe është një nga kundërshtarët më të papërshtatshëm për të gjitha ekipet në Ligën e Parë.

Për ndeshjen e të dielës është prononcuar trajneri shkupjan Xhihat Arsllan, i cili ka thënë se ndeshja do të jetë e një rëndësie të madhe për dy ekipet.

“Të dielën na pret ndeshje shumë e  rëndësishme, si për ne ashtu edhe për kundërshtarin tonë. 

Tani jemi në javët e fundit, nuk duam të gabojmë në këtë periudhë.

Fitorja 3-0 në ndeshjen e fundit na dha një ndjenjë vetëbesimi, por ne duhet të vazhdojmë me këtë ritëm që të jemi edhe më të mirë dhe të jemi në kreun e renditjes.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse motivimi i kundërshtarit do të jetë i lartë, ndërsa njëjtë edhe ne duhet të kemi motiv të lartë dhe të jemi gati për këtë përballje.

Duam të fitojmë në katër ndeshjet e fundit, duke ruajtur shansin për sukses deri sa të ketë mundësi”, ka thënë Arsllan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat