Idrizi: Ndaj Gjilanit na mungoi fati

Futboll

Idrizi: Ndaj Gjilanit na mungoi fati

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:36
Idrizi

Trepça ’89 barazoi pa gola në shtëpi me Gjilanin në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Shpëtim Idrizi ka thënë se ata mund të kishin fituar ndeshjen, por u mungoi fati.

“Sot na mungoi vetëm fati. I bëmë të gjitha. Kemi mundur edhe ta humbim ndeshjen të jemi real sepse ishte ndeshje e hapur”, ka thënë fillimisht trajneri i Trepçës ’89.

“Rastet më të mira i patëm ne, qëlluam edhe shtyllën. Meritat i ka portieri Koliçi që me eksperiencë të madhe na mohoi fitoren”.

“Lojtarët dhanë maksimumin ndaj Gjilanit. Nuk është e lehtë sepse Gjilani është skuadër me përvojë të madhe. Ndoshta nuk jam edhe aq i kënaqur me një pikë, por si shkoi loja, e rëndësishme është që nuk humbëm”.

“Realisht, ambicia jonë ishte ta fitojmë ndeshjen.

Na u vështirësuan punët me barazim, por duhet ta mbajmë kokën lartë dhe të mos dorëzohemi sepse kanë mbetur edhe pesë ndeshje. Besoj te këta djem dhe në fund besoj se do të jemi pjesë e Superligës.

Kishim mungesa të mëdha, por i falënderoj lojtarët”, ka deklaruar më tej Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat