Ramadani: Në pjesën e parë ngrita zërin për Yll Hoxhën dhe Armend Halilin

Futboll

Ramadani: Në pjesën e parë ngrita zërin për Yll Hoxhën dhe Armend Halilin

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:39
Ramadani

Gjilani barazoi pa gola në udhëtim te Trepça ’89 në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramandani ka thënë se disa nga lojtarëve u mungoi shpirti luftarak.

“Në aspektin taktik, ekipi nuk ishte keq.

Në pjesën e parë ngrita zërin për Yll Hoxhën dhe Armend Halilin, jo pse ata ishin keq në aspektin taktik, por nuk ishin të freskët disi”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Iu mungoi shpirti luftarak. Por, ata janë lojtarë me përvojë të madhe në futboll. Në 45 minutat e para të ndeshjes nuk reaguam mirë”.

“Kjo ndeshje kishte pak raste. As nuk krijuam shumë e as nuk i lejuam kundërshtarit të krijojë shumë. Sidoqoftë, nuk dua t’ia mohoj kundërshtarit pikën e fituar. E uroj për pikën”, theksoi më tej Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat