Dallku: Goli i Ballkanit ishte shumë diskutabil

Futboll

Dallku: Goli i Ballkanit ishte shumë diskutabil

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:41
Dallku

Dukagjini ia doli të marrë një pikë ndaj kampionit në fuqi, Ballkanit në barazimin 1:1 në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Për këtë barazim, trajneri i skuadrës nga Klina – Armend Dallku ka thënë se ishte moment diskutabil goli i barazimit të skuadrës nga Suhareka.

“Rasti ishte diskutabil. Në të njëjtën formë na ishte akorduar pozitë jashtë loje këtu në Klinë”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Dukagjinit.

“Nëse ka gabuar dikush, atëherë duhet të merren masa. Jam i kënaqur me ekipin marrë parasysh rezultatet pasi nuk janë rezultate të rastësishme”.

“Pavarësisht kundërshtarit, se a është lartë apo poshtë në tabelë, ne bëjmë maksimumin.

Ne bëmë maksimumin, por janë dy pikë të humbura.

E pamë se mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm, stadiumi ishte i stërmbushur. Ekipi po luan mirë. Shpresoj të kemi vazhdimësi”.

“Në ndeshjen tjetër shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve.

Për momentin jemi aty ku jemi. Mbi bazë të lojës dhe asaj që po prodhojmë, meritojmë të jemi më lartë në tabelë”, ka shtuar më tej Dallku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat