Shtatë gola dhe dramë në Anfield, Liverpooli ngadhënjen në derbi

Futboll

Shtatë gola dhe dramë në Anfield, Liverpooli ngadhënjen në derbi

Nga: K.G. Më: 30 prill 2023 Në ora: 19:23
Diaz feston

Liverpolli ka marrë tre pikë të mëdha dhe në anën tjetër Tottenhamit pothuajse ia ka humbur shpresat për vend të katërt. 

Në një ndeshje të luftuar në "Anfield" Liverpooli ngadhënjeu me rezultat 4:3 ndaj Tottenhamit, në derbin e javës së 34-të të Premier Leasgue.

Për Liverpoolin shënuan Jones (3'), Diaz (9'), Salah (15') e Diogo Jota (90+5’) dhe për Tottenhamin realizuan Kane (39'), Son Heung-Min (77') e Richarlison (90+3’).

“Reds-ave” iu mjaftuan 15 minuta për t’i fituar tre pikë.

Liverpooli ngritet në vend të pestë me 56 pikë dhe ende ka shpresa për të arritur zonën e Champions League dhe Tottenham bie në të 6-tin me 54 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat