Batatina kërkon mbështetje masive 

Futboll

Batatina kërkon mbështetje masive 

Nga: K. G. Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:35
Tahir Batatina

Llapi i Podujevës mbetet pa trofe në edicionin 2022-2023 por ka një krenari pavarësisht se ende nuk dihet se a do të sigurojë një vend në garat evropiane.

Kryetrajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, mburret me infrastrukturën e ekipit. 

“Shumë mund dhe sakrificë ka qenë për të arritur në këtë nivel. 

I lumtur dhe krenar që skuadra e Llapit ka këtë infrastrukturë sportive dhe një restaurant të klubeve të nivelit evropian.

Të enjten dua mbështetje masive sepse dy ndeshjet si vendas do vendosin për Llapin e pozitës së tretë tabelare dhe pjesëmarrjes në garat evropiane”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat