Mervan Bejtullahu është i padëshiruar për FC Prishtinën

Futboll

Mervan Bejtullahu është i padëshiruar për FC Prishtinën

Më: 2 maj 2023 Në ora: 15:41
Mervan Bejtullahu

Klubi i futbollit Prishtina reagon në lidhje me gjyqtarin.

"Njoftojmë opinionin publik, që Klubi i futbollit, FC Prishtina, sot zyrtarisht ka bërë kërkesë në FFK, që gjyqtari, Mervan Bejtullahu është i padëshiruar në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet tona.

Bejtullahu më nuk është i dëshiruar të na i gjykojë ndeshjet deri në mbarim të këtij edicioni dhe të njëjtit do t’i vazhdohet ndalesa edhe për edicionin e ardhshëm.

Për të treguar arsyet e këtij vendimi tonë drastik janë të shumta, që nga fillimi i këtij edicioni e deri te ndeshja e fundit me Llapin kur anulohet goli i rregullt.

Ne si klub jemi lodhur duke u frikësuar dhe duke u marrë me të njëjtin gjyqtar në çdo dy-tre ndeshje sa ai na delegohet.

Ne e bëjmë të qartë së nuk kemi probleme me gjyqtarët tjerë, megjithëse ka pasur gabime në dëmin tonë, por i kemi konsideruar si gabime njerëzore. Por, z. Bejtullahu e ka tepruar në çdo gjë dhe tani më është bërë e tepërt.

Duhet theksuar, se po i njëjti më nuk i gjykon Ballkanit, vendim ky i marrë gjatë zhvillimit të kampionatit dhe ky vendim duam të vlejë edhe për neve.

Po ashtu, do të ndërmarrim të gjitha masat që me videoinçizime përcjellëse ta njoftojmë edhe UEFA-n edhe FIFA-n për gabimet e marra në dëm të ekipit tonë nga ky gjyqtar që njëherësh bartë edhe stemën e FIFA-s", njofton FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat