Punë e vështirë për Realin! Barcelona ka një mundësi

Futboll

Punë e vështirë për Realin! Barcelona ka një mundësi

Më: 2 maj 2023 Në ora: 17:10
Barcelona

Sonte do të zhvillohen tri ndeshjet të xhiros së 33-të të La Ligas spanjolle.

Real Madridi dhe Barcelona do të zbresin në fushën e blertë për t’i luajtur ndeshjet përkatëse.

Gjiganti katalunas do të ketë punë me finalisten e Copa del Rey, Osasuna.

Liderja e La Ligas mund ta rrisë avantazhin ndaj Realit nëse fiton, pasi Osasuna më shumë e ka mendjen dhe fokusin tek finalja e fundjavës me “Los Blancos”.

Edhe madrilenët janë të përqendruar tek loja e 6 majit me Osasunën dhe tek ajo me Manchester Cityn në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mesjavën tjetër, prandaj edhe trajneri Carlo Ancelotti e la sot jashtë listës së të ftuarve sulmuesin kryesor, Karim Benzema.

Pra, Barça do të mundohet të fitojë në Camp Nou sonte në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:30 për ta ngritur epërsinë në +14 dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit, pesë xhiro pa përfunduar sezoni.

E më pas, ekipi i Xavi Hernandezit do ta presë ndonjë gabim eventual të Realit, i cili do të luajë nga ora 22:00, në një ndeshje të vështirë ndaj Real Sociedadit, që është i katërti në tabelë, pra që synon të marrë pjesë në Champions në edicionin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat