Gosens kryen testet mjekësore

Futboll

Gosens kryen testet mjekësore

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:33
Robin Gosens

Robin Gosens erdhi nga pankina për të shënuar golin e dytë të Interit në ndeshjen ndaj Lazios, duke kompletuar përmbysjen.

Megjithatë jo çdo gjë shkoi në mënyrë perfekte për anësorin gjerman, që në rënie, dëmtoi shpatullën dhe u zëvendësua menjëherë.

Këtë të martë futbollisti iu nënshtrua rezonancës magnetike, duke konfirmuar se do t’i duhet një javë qëndrim i palëvizur dhe më pas të nisë rikuperimin në fushë.

Mjekët janë optimistë që Gosens do të arrijë të rikuperohet për ndeshjen mes Interit dhe Sassuolos, tri ditë para sfidës së kthimit me Milanin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Thënë ndryshe, gjermani nuk do të mund të luajë në derbin e parë të Milanos, por do të provojë të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në sfidën e kthimit, ku me shumë mundësi do të përcaktohet edhe finalistja e parë e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat