Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:57
Foto ilustruese kartonat

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë në mbledhjen e mbajtur me 02.05.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 31-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 24-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

1. Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 31-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 24-t të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: Lojtarit të FC ”Drenica”, Diogo A.L. Da Silva nr fanelle10 dhe nr ID.02558M95. Motivi: Në min 62-të të ndeshjes, godet me bërryl në fytyrën e lojtarit kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica – Malisheva.

Ndaj: Nd.trajnerit të FC Dukagjini, Artan Luzi, ID.nr.009724M71. Motivi: Në min 90+ kundërshton ashpër vendimin e gjyqtarit të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të verdhë. I njëjti vazhdon me ofendime dhe fyerje ndaj gjyqtarit kryesor i cili e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Dukagjini-Ballkani.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Ferizaj ”, Leotrim Rexhepi nr fanelle 1 dhe nr ID. 000285M94. Motivi: Në min 8-të të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Ferizaj.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Phoenix”, Bler Istrefi nr fanelle 5 dhe nr ID 006505M99. Motivi: Në min 65 të ndeshjes ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Phoenix-Rahoveci.

Ndaj: Kryeetrajnerit të KF ”Ulpiana”, Emin Bajrami nr ID:001125M73. Motivi: Në min 52 të ndeshjes, ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana –Vjosa.

Ndaj: Kryetarit të KF ”Ulpiana”, Jeton Gashi, nuk posedon ID të FFK-së. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë zbret nga tribunat dhe në tunelin e zhveshtoreve fyen dhe ofendon referin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana –Vjosa, njofton Komisioni i Garave i FFK-së Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat