Pezullohet nga ushtrimi i detyrës kryetari i KF Ulpianës

Futboll

Pezullohet nga ushtrimi i detyrës kryetari i KF Ulpianës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 21:44
Jeton Gashi

Kryetari i KF Ulpianës, Jeton Gashi, është pezulluar nga ushtrimi i detyrës së tij.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) njoftoi këtë të martë se ndaj tij është hapur procedurë disiplinore.

Gashi, i cili nuk posedon ID të FFK-së, pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen e Ulpianës ndaj Vjosës, ka fyer dhe ofenduar gjyqtarin kryesor.

FFK bëri të ditur se deri në kompletim të lëndës, kur pastaj edhe do të merret vendimi tjetër, Jeton Gashi do të jetë i pezulluar nga ushtrimi i detyrës zyrtare.

“Kryetari i KF ”Ulpiana”, Jeton Gashi, nuk posedon ID të FFK-së. Pas përfundimit të pjesës së parë zbret nga tribunat dhe në tunelin e zhveshtoreve fyen dhe ofendon referin kryesor të ndeshjes.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ulpiana – Vjosa. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetari i KF “Ulpiana”, Jeton Gashi. Afati datë: 10.05.2023 ora 13:00.

Pezullohet pa të drejtë ushtrimi të detyrës zyrtare deri në kompletimin e lëndës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat