Mbrojtësi shqiptar pranë kontratës së karrierës

Futboll

Mbrojtësi shqiptar pranë kontratës së karrierës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 23:40
Aron Gjergji

Italia është kthyer në strehën e preferuar të mbrojtësave shqiptarë. Një tjetër talent që po kërkon të bëjë hapin e madh në futbollin italian është edhe Aron Gjergji.

“Gazeta Si” bën me dije se 17-vjeçari i është bashkuar klubit të Silvio Berlusconi-t, Monza-s.

Menaxheri Altin Selmanaj i ka siguruar mundësinë lojtarit lezhjan që të provojë veten në radhët e bardhekuqve.

Gjergji ka kryer një paraqitje mjaft pozitive me klubin italian dhe është pranë sigurimit të një kontrate profesioniste me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat